Rritet në 41.965 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

Është rritur në 41.965 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 368 ditësh në Rripin e Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer “8 masakra”, ndërsa në këto sulme janë vrarë 56 palestinezë dhe 278 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 41.965 ndërsa i të plagosurve në 97.590.