Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rritet në 41.689 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në...

Rritet në 41.689 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

Është rritur në 41.689 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 362 ditësh në Rripin e Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer “5 masakra” ndërsa në këto sulme janë vrarë 51 palestinezë ndërsa 165 të tjerë janë plagosur.

Numri i të vrarëve në sulmet tokësore të ushtrisë izraelite në rajonet Qizan an-Najjaar, al-Manara dhe Maan në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës është rritur në 51 ndërsa i të plagosurve në 82.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 41.689 ndërsa i të plagosurve në 96.625.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Exit mobile version