Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rritet në 41.467 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në...

Rritet në 41.467 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

Është rritur në 41.467 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 354 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, kanë humbur jetën 24 palestinezë ndërsa janë plagosur 60 të tjerë.

Sipas kësaj, në sulmet e ushtrisë izraelite në 10 ditët e fundit ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 285 palestinezë ndërsa 641 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 41.467 ndërsa i të plagosurve në 95.921.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nën rrënoja ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku strehohet popullata.

Exit mobile version