Numri i palestinezëve që u vranë në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 40.223, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës për 320 ditë.
Thuhet se ushtria izraelite ka kryer “4 masakra” në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës në 24 orët e fundit dhe se në këto sulme kanë humbur jetën 50 palestinezë dhe janë plagosur 124 të tjerë.
Numri i të vrarëve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u rrit në 40.223 ndërsa numri i të plagosurve në 92.981.
Ende ka njerëz të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat për shkak të pengesës së forcave izraelite.