Është rritur në 37.626 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 262 ditësh ndaj Rripit të Gazës.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 10 ditët e fundit në Rripin e Gazës kanë humbur jetën 360 palestinezë.
Sipas kësaj, në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit në zona të ndryshme të Gazës kanë humbur jetën 28 persona dhe janë plagosur 66 të tjerë.
Në sulmet që Izraeli vazhdon prej 262 ditësh në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 37.626 ndërsa i të plagosurve në 86.098.
Nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat.