Numri i personave që humbën jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës që prej 7 tetorit 2023 është rritur në 33.360, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës prej 186 ditësh.
Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit 153 palestinezë të tjerë humbën jetën dhe 60 palestinezë u plagosën nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.
Thuhet se numri i të vdekurve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u rrit në 33.360 dhe numri i të plagosurve u rrit në 75.993.
Në deklaratë theksohet gjithashtu se ka ende njerëz të vdekur nën rrënoja dhe buzë rrugës, por për shkak të pengesës së ushtarëve izraelitë, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e mbrojtjes civile nuk kanë mundur të arrijnë tek trupat.