Është rritur në 32.623 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 7 tetori 2023 kundër Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që vazhdojnë prej 175 ditësh.
Zëdhënësi i ministrisë, Ashraf al-Qudra tha se në 24 orët e fundit 71 palestinezë humbën jetën ndërsa 112 u plagosën nga sulmet e forcave izraelite në Rripin e Gazës.
Ai tha se numri i palestinezëve që humbën jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 32.623 ndërsa numri i të plagosurve në 75.092.
Al-Qudra theksoi se ende ka të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat.