Është rritur në 32.333 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit që ka ndërmarrë nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 171 ditësh ndaj Rripit të Gazës.
Bëhet e ditur se në 24 orët e fundit në sulmet e forcave izraelite ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 107 palestinezë ndërsa 176 të tjerë janë plagosur.
Thuhet se 843 palestinezë kanë humbur jetën në 10 ditët e fundit në sulmet që ushtria izraelite ka kryer ndaj Rripit të Gazës në të cilën ka shkaktuar katastrofë humanitare duke penguar mbërritjen e ndihmave humanitare.
Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, kanë humbur jetën 32.333 palestinezë ndërsa janë plagosur 74.694 të tjerë.