Rritet në 30.878 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva e vazhdueshme ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 30.878, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacioni për sulmet që Izraeli po kryen prej 154 ditësh.

Ushtria izraelite ka vrarë 78 palestinezë në 24 orët e fundit dhe humbjet e jetëve janë rritur në 30.878 ndërsa me 104 palestinezë të plagosur në sulmet e fundit numri i të plagosurve është rritur në 72.402.

Në deklaratë thuhet se 72 për qind e atyre që humbën jetën në sulmet izraelite ishin fëmijë dhe gra. Izraeli ka kryer “8 masakra” në Gaza në 24 orët e fundit dhe se ende ka të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe pjesëtarët e Mbrojtjes civile nuk mund të arrijnë te trupat e pajetë.