Një tjetër gazetar palestinez u vra në një sulm të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës sot, duke e rritur në 208 numrin e gazetarëve palestinezë të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, tha zyra për media e qeverisë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga zyra për media thuhet se gazetari Hossam Shabat u vra në sulmin izraelit, pa u publikuar detaje të mëtejshme.
Më tej në deklaratë u theksua se me vdekjen e Shabat numri i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite u rrit në 208.
Në deklaratë u bëhet thirrje të gjitha mediave, veçanërisht Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe Federatës Arabe të Gazetarëve, të “dënojnë këto krime sistematike të kryera kundër gazetarëve palestinezë në Rripin e Gazës”.
“U bëjmë thirrje vendeve si Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca, të cilat janë bashkëpunëtorë në krimin e gjenocidit me Izraelin dhe SHBA-në, të marrin përgjegjësinë për këtë krim mizor dhe të neveritshëm”, thuhet në deklaratë.