Rritet në 13 numri i civilëve të vdekur në sulmin armen ndaj qytetit Ganja të Azerbajxhanit

Prokuroria e Azerbajxhanit njoftoi se është rritur në 13 numri i civilëve që kanë humbur jetën në sulmin me raketa që Armenia kreu ndaj qytetit Ganja të Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Prokuroria thuhet se ushtria e Armenisë në orët e natës kreu një sulm raketor ndaj vendbanimeve në Ganja i cili është qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit.

Nga sulmi kanë humbur jetën 13 azerbajxhanas dhe mbi 45 të tjerë janë plagosur pasi një prej raketave të lëshuara në rajonin me civilë goditi një ndërtesë shumëkatëshe.

Në sulmin e Armenisë janë dëmtuar një numër i madh i shtëpive, bizneseve dhe automjeteve.