Është rritur në 100 numri i të vdekurve nga fundosja e tragetit në lumin Tigër pranë qytetit Mosul të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Brendshme e Irakut konfirmoi se numri i të vdekurve është rritur në 100.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, mund të shihet se trageti nuk ka qenë i pajisur me jelekë shpëtimi.
Kryeministri Adil Abdulmehdi mbërriti në Mosul, ndërkohë që autoritetet e vendit kanë shpallur ditë zie treditore.
Trageti i fundosur ka qenë i stërmbushur me njerëz të cilët kremtonin Nevruzin, festën e ardhjes së pranverës.
Në traget ndodheshin 170 persona, ndonëse bëhet fjalë për një mjet lundrimi me kapacitet deri në 50 persona.