Numri i përpjekjeve të emigrantëve në Francë për të kaluar Kanalin La Manche për të arritur në Britani të Madhe në gjysmën e parë të vitit 2022 është rritur me 68 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Brendshme franceze në deklaratën e saj nënvizon se nga 1 janari dhe më 13 qërshor, 20.132 emigrantë 777 herë janë përpjekur me varka të kalojnë La Manche-in.
Më tej shtohet se me gjithë ashpërsimin e politikës së imigracionit të autoriteteve britanike, tentativat e emigrantëve për të hyrë në Britaninë e Madhe janë rritur me 68 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /aa