Rritet me 13 për qind kërkesa për investime në Turqi në periudhën janar-shtator

Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, ka njoftuar se kërkesa për investime në Turqi gjatë periudhës janar-shtator ishte 13 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, Varank shkroi se me 73 për qind, sektori i prodhimit përbën pjesën më të madhe të kërkesës.

“Besimi në të tashmen dhe të ardhmen e Turqisë po rritet”, u shpreh Varank.

Rreth 13 për qind e investimeve janë në sektorin e energjisë, pasuar nga industria e shërbimeve me 10 për qind, si dhe bujqësia dhe minierat me nga 2 për qind.