Rritet çmimi për Marash Kumbullën

Nuk mund të mungonte një lajm për Marash Kumbullën në mediet italiane as ditën e sotme. 

Mbrojtësi shqiptar kërkohet nga “big”-ët e Italisë, ndërsa gara për të është shumë e ashpër.

Tuttosport shkruan se Lazio po ndërmerr një sulm për mbrojtësin shqiptar, ndërsa Verona i ka rritur çmimin. 35 milionë euro duhet të hidhen në arkat e klubit të Veronës për të marrë kartonin e shqiptarit.

Interi dhe Juventusi nuk po qëndrojnë duarkryq, ndërsa drejtori sportiv Igli Tare po mundohen të arrijë dhe një shkëmbim. 

Kërkesa e Veronës është e ekzagjeruar duke ditur dhe problemet e klubeve për shkak të pandemisë, por klubi i mbrojtësit po mundohet të bëjë bingo.