Rritet çmimi i bukës, rrymës dhe duhanit

Janë rritur çmimet e bukëve dhe rrymës në Kosovë krahasuar me një vit më parë, tregojnë statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas raportit të publikuar ditë më parë nga ASK me titull “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit”, thekson se çmimi i bukës në Kosovës është rritur me një (1) për qind, krahasuar me një vit më parë.

Po ashtu, sipas ASK-së, ngritje të çmimit ka pasur edhe energjia elektrike. Tarifa e rrymës në Kosovë është rritur drastikisht për 27 për qind, krahasuar nga shtatori i vitit të kaluar, raporton Insajderi.