Numri i të vdekurve nga një tërmet i fuqishëm që goditi Haitin këtë mëngjes u rrit në 227, raporton AFP duke cituar zyrtarët.
I njëjti numër i viktimave u botua në raportin e tij nga agjencia Reuters, dhe u shtua se qindra njerëz u plagosën ose konsiderohen të zhdukur.
Më herët u përmend një shifër prej 29 viktima. Drejtori i mbrojtjes civile të shtetit, Jerry Chandler, tha se 17 vdekje u regjistruan në zonën e Grand-Anse, nëntë në qytetin e Cages dhe tre në zonën e Nipe, ku ndodhet epiqendra e tërmetit, në jugperëndim të vendit.
Chandler tha se kishte viktima, por nuk kishte një numër të saktë në atë kohë.
“Unë konfirmoj se ka të vdekur, por nuk kam ende një numër të saktë,” tha Chandler më herët.
Ndryshe, një tërmet shkatërrues prej 7 ballë sipas Rihter goditi Haitin më 12 janar 2010. Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan, tërmeti zgjati më pak se 30 sekonda, duke e kthyer kryeqytetin Port-o-Princ në gërmadha.
Vetëm në javën e parë të tërmetit, u varrosën rreth 70.000 njerëz. Dhjetëra- mijëra viktima të tjera u gjetën më vonë. Numri i saktë i të vdekurve nuk dihet, por besohet të jetë prej 100.000 deri 316.000