Ballina Lajmet Kosovë Rrihen në mes vete katër persona në Ferizaj, sulmohet edhe një polic

Rrihen në mes vete katër persona në Ferizaj, sulmohet edhe një polic

Katër persona janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete të shtunën në Ferizaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në raport thuhet se njëri nga të dyshuarit është arrestuar pasi që i njëjti gjatë intervenimit të njësisë policore e ka sulmuar fizikisht një polic.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka ka pranuar trajtim mjekësor.

“Raportohet se katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Gjatë intervenimit të njësisë policore njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

Exit mobile version