Rrëzohet Papa Françesku, lëndon krahun e djathtë

Papa Françesku u rrëzua dhe për pasojë lëndoi krahun e djathtë, transmeton Anadolu.

Siç njoftoi Zyra për media e Vatikanit, Papa Françesku u rrëzua në shtëpinë “Domus Sanctae Marthae”, të njohur gjithashtu si Shtëpia e Shën Martës, ku ai ka jetuar që kur erdhi në krye të Kishës Katolike në vitin 2013. Sipas njoftimit, Papa pësoi një kontuzion në parakrahun e djathtë, por nuk janë konstatuar fraktura.

Si masë paraprake, Papa 88-vjeçar iu nënshtrua trajtimit duke ia bërë të palëvizshëm krahun. Megjithatë, ai vazhdoi agjendën e tij në mëngjes, duke kryer seanca të ndryshme të planifikuara.