Në zonën Şenoba të komunës Uludere, në qytetin Şırnak të Turqisë rrëzohet një helikopter ushtarak i tipit Cougar, ku si pasojë bien dëshmorë 13 ushtarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga faqja e internetit e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë njoftohet se është rrëzuar një helikopter i tipit AS 532 Cougar me 13 persona në bord, ku sipas të dhënave paraprake është rrëzuar pasi është penguar në linjën e tensionit të lartë. Gjithashtu në deklaratë shprehen ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e dëshmorëve të rënë.
Edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministri i Çështjeve të BE-së dhe kryenegociatori Ömer Çelik, në një postim në median soaciale në Twitter kanë shprehur ngushëllimet për 13 dëshmorët.
“Dhimbja për trimat tanë të rënë dëshmorë në helikopterin e rrëzuar në Şırnak ka tronditur zemrat tona. Allahu i mëshiroftë. Shpreh ngushëllimet për popullin tonë”, është shprehur ministri Çavuşoğlu.
Ndër të tjera bëhet e ditur se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjenerali Hulusi Akar, ministri i Mbrojtjes Fikri Işık, zv.kryeministri, Mehmet Şimşek dhe ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu pas aksidentit janë nisur drejt qytetit Şırnak.