Rrëzohet një avion rus në Detin e Zi

Njoftohet se një avion i tipit Tu-154 i Ministrisë Ruse të Mbrojtjes është rrëzuar mbi Detin e Zi pak kohë pasi është ngritur nga qyteti Soçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Tass sipas një lajmi të cilin e bazon në burimet e njësisë së sigurisë ka njoftuar se avioni me 91 persona në bord ka rënë mbi Detin e Zi. Gjithashtu është vënë në dukje se në një largësi 6 km nga bregu janë gjetur pjesë që i përkasin avionit.

Sipas një deklarate të bërë nga Ministria e Mbrojtjes theksohet se avioni i tipit Tu-154 i cili ishte ngritur nga qyteti Soçi drejt bazës Himejmim në Siri ka humbur nga radari pas një kohe të shkurtër nga ngritja e tij.
Ndër të tjera ministria ka njoftuar se në avion ndodheshin 91 persona dhe se punimet e kërkimit të avionit janë në vazhdim.

Sipas lajmeve në shtypin rus në avion ndodheshin ushtarë rusë, kori i ushtrisë së kuqe dhe gazetarë.