Të paktën 18 persona kanë humbur jetën jetën pasi një avion me 21 persona u rrëzua në Sudanin Jugor sot, tha një radio e drejtuar nga OKB-ja, transmeton Anadolu.
Avioni me 21 persona, duke përfshirë anëtarët e ekuipazhit, u rrëzua ndërsa po nisej nga Fusha e Naftës e Shtetit Uniteti në Sudanit Jugor, duke lënë 18 persona të vdekur dhe tre të tjerë në “gjendje kritike”, raportoi Radio Miraya.
Ajo shtoi se piloti dhe bashkëpiloti janë mes të vdekurve.
Më herët, Gatwech Bipal, ministër i informacionit dhe komunikimit i Shtetit Uniteti, tha se në avion gjendeshin 20 persona dhe u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga një aeroport në rajon.
Avioni ishte planifikuar të udhëtonte për në kryeqytetin Xhuba.
Bipal, megjithatë, më vonë tha se në avion ndodheshin 21 persona, nga të cilët tre kishin shpëtuar.