Rrëzohet një aeroplan ushtarak amerikan në Detin e Kuq, dyshohet se ishte aksidentale

Një aeroplan luftarak amerikan është rrëzuar në Detin e Kuq, në atë që po vlerësohet se ishte “goditje aksidentale”, ka njoftuar Ushtria amerikane, raporton “BBC”.

Piloti dhe bashkëpiloti në aeroplanin “US Navy F/A – 17 Hornet” dolën sigurt dhe shpëtuan me lëndime të vogla, ka njoftuar Komanda Qendrore.

Incidenti erdhi derisa SHBA-ja kreu një sërë sulmesh ajrore kundër depove të raketave dhe infrastrukturës së Houthive në kryeqendrën e Jemenit, Sanaa.

Komanda Qendrore e SHBA-së ka thënë se janë shkatëruar disa dronë të Houthive dhe një raketë anti-anije.

“Kryqëzori i drejtuar me raketa USS Gettysburg, i cili është pjesë e Grupit të Strike Carrier USS Harry S Truman, gabimisht qëlloi dhe goditi F/A-18”, tha Centcom në një deklaratë. Ngjarja ishte duke u hetuar.

Nuk dihet nëse aeroplani i rrëzuar ishte përfshirë në operacionin në Jemen. /koha