Një avion mallrash është rrëzuar në det nga Bregu i Fildishtë, menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar i Abidjanit.
Katër shtetas moldavë janë konfirmuar të vdekur dhe gjashtë persona janë raportuar të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike. Katër të plagosurit janë shtetas francezë dhe dy janë moldav.
Aeroplani i llojit Antonov u ngarkua nga ushtria franceze si pjesë e operacionit të quajtur “Barakhane” thuhet në një citim nga një burim ushtarak francez.
Faqja lokale e lajmeve Koaci.com raportoi se aeroplani po transportonte mallra për ushtrinë franceze. /MESAZHI/