Të paktën 25 vetë u vranë pasi një helikopter afgan u rrëzua në pjesën perëndimore të vendit.
Zyrtarë provincialë dhe zyrtarë të lartë ushtarakë raportohet se janë mes viktimave.
Talebanët morën përsipër sulmin duke thënë se militantët e tyre qëlluan helikopterin. Ndërsa autoritetet afgane fajësuan motin e keq për incidentin.
Kreu i këshillit provincial të Farah dhe zëvendës komandanti i trupës së 207-të të ushtrisë afgane thuhet të jenë ndër zyrtarët e vdekur në helikopter.
Lloji i helikopterit nuk dihet ende.
Ekzistojnë mbi 90 helikopterë rus Mil-Mi 17 që përdoren nga Forcat Ajrore Afgane, sipas burimeve.
Vendi i shkatërruar nga lufta gjithashtu ka marrë 150 UH-60 Black Hawks nga Forcat Ajrore të SHBA-së.
Rrëzimet e helikopterëve nuk janë të rralla në Afganistan. Në fillim të shtatorit, një helikopter i një kompanie moldave u rrëzua në veri të vendit, duke vrarë 11 anëtarë të forcave afgane të sigurisë.
Helikopteri po transportonte trupat nga një bazë ushtarake në krahinën veriperëndimore të Faryab.
Helikopteri, i drejtuar nga tre anëtarë të ekuipazhit ukrainas, po mbante municione dhe u përplas në tokë menjëherë pas ngritjes.
Ai shpërtheu duke djegur tërësisht trupat.