Të paktën 16 persona humbën jetën pasi një avion ushtarak amerikan u përplas në Mississippi. Avioni u rrëzua në kontenë LeFlore, rreth 160km në veri të kryeqytetit Xhekson.
Autoritetet lokale në kontenë LeFlore thanë se të gjitha viktimat ishin ushtarakë dhe i përkisnin trupave të marinsave. Policia lokale gjithashtu konfirmoi se nuk ka të mbijetuar. Autoritete civile dhe ushtarake amerikane e cilësuan incidentit një tragjedi që tregon se në cdo moment, njerëzit me uniformë rezikojnë jetën për atdheun, por nuk dhanë detaje për shkaqet e rrëzimit të avionit.
Mësohet se moti ishte mjaft i mirë kur avioni u rrëzua dhe mediat flasin për një defekt të mundshëm teknik. Avioni u rrëzua në një ar të mbjellë dhe la pas vetes një vazhdë mbeturinash prej 8 kilometrash. FBI ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton incidentit bashkë me policinë lokale dhe ushtrinë.
Kjo e fundit konfirmoi se avioni i rrëzuar ishte një mjet transporti KC130 Herkules. Zjarrëfikësit e zonës thanë se u detyruan të presin për një farë kohe larg avionit para se të ndërhynin për shkak të shpërthimeve të fuqishme dhe të njëpasnjëshme që mendohet se janë shkaktuar nga karburanti i mjetit fluturues.