Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rrëzohet avioni në det gjatë shfaqjes ajrore, vdes piloti

Rrëzohet avioni në det gjatë shfaqjes ajrore, vdes piloti

Piloti i italian Gabriele Orlandi ka ndërruar jetë pasi avioni që ai po drejtonte gjatë një shfaqje ajrore është rrëzuar në det. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës (24 shtator) në afërsi të qytetit bregdetar të Terracinës, rreth 30 milje në jug të Romës.

Pamjet shokuese tregojnë momentin kur avioni F-2000A Typhoon zhytet në det, pavarësisht përpjekjeve të 36-vjeçarit për ta manovuar dhe marrë drejtimin e tij në dorë.

Ngjarja po ndiqej nga mijëra spektatorë të entuziasmuar dhe së bashku me ta ndodhej bashkëshortja dhe prindërit e Orlandos. Avioni duhej vetëm që të afrohej afër ujit dhe të ngrihej lart. Por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi avioni u rrëzua në det.

Ekipet e shpëtimit nxituan për ta ndihmuar dhe mendohet se ishte piloti i parafundit që do bënte demostratën ajrore.

Forca Ajrore Italiane po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Exit mobile version