Rrëzimi i avionit në Korenë e Jugut, linja ajrore: Në kontrollin përpara nisjes nuk kishte asnjë problem

Kompania ajrore ka dhënë detaje të reja në lidhje me rrëzimin e avionit në Korenë e Jugut.

Sipas tyre në inspektimin përpara nisjes së avionit nuk kanë konstatuar asnjë problem.

Avioni i pasagjerëve Jeju Air kishte në bord një numër të lartë pasagjerësh, teksa mbetën të vrarë 179 persona.

“Asgjë anormale nuk u vu re në pajisjen e uljes”, tha CEO i linjës ajrore Kim Yi-bae në një konferencë shtypi në Seul, ndërsa hetimet vazhdojnë përse rrotat nuk ishin aktivizuar kur ajo bëri një ulje emergjente.

Avioni po udhëtonte nga Bangkok kur u ul në aeroportin ndërkombëtar Muan të dielën, duke shpërthyer në flakë dhe duke vrarë të gjithë në bord, me përjashtim të dy anëtarëve të ekuipazhit.

Hetuesit janë ende duke punuar për të identifikuar viktimat dhe për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi rrëzimin ajror më vdekjeprurës ndonjëherë të Koresë së Jugut.

Ata po përqendrohen gjithashtu në arsyen pse Boeing 737-800 nuk i kishte ulur pajisjet e uljes kur u përplas në pistë pak pas orës 09:00 me kohën lokale.