Ndotja e ajrit zvogëlon shanset e mbijetesës për njerëzit që i janë nënshtruar një transplanti të zemrës, kanë zbuluar studiuesit.
Njerëzit të cilët jetojnë në zona ku ka shumë grimca të njomura në ajër kanë një shans të rritur prej 26 për qind që të vdesin, për shkak të infeksionit në zemrën e re, transmeton lajmi.net.
Studiuesit nga Universiteti Case Western Reserve në Ohio gjurmuan gati 22,000 njerëz që kishin kryer transplant në zemër midis viteve 2004 dhe 2015.
Ata që jetuan në zona ku nivelet e ndotjes shkelin kufijtë kombëtar ishin 26 përqind më shumë të ngjarë të vdisnin brenda 4.8 viteve të operacionit sesa ata që jetonin në zona me ajër më të pastër.
Drejtuesi i studimit Profesor Sanjay Rajagopalan, gjetjet e të cilit janë botuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, tha se “ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit duket se paraqet rreziqe të amplifikuara për ata që iu është transplantuar një zemër e re”.
Kryerësit e transplantit të zemrës janë të prekshëm ndaj infeksioneve sepse sistemet e tyre imune bien pas një operacioni për të zvogëluar mundësinë e refuzimit të organit të ri.