Rreziku që vjen nga mospastrimi i gjuhës

Edhe pse i lani dhëmbët rregullisht, nëse nuk ndani nga koha juaj pak sekonda për pastrimin e gjuhës atëherë mund të keni probleme.

Pastrimi i gjuhës duhet të jetë shprehi e zakonshme dhe shumë e rëndësishme e rutinës suaj. Nga specialistët tregohet se ekzistojnë më shumë se 700 lloje të ndryshme të bakterieve, të cilat jetojnë në gojën tuaj. E dimë se jo të gjitha nga këto bakterie janë të dëmshme, por nëse bakteriet e këqija fillojnë të shumohen atëherë do të filloni të keni probleme të mëdha.

Mendojeni gjuhën tuaj si një sfungjer që tërheqë dhe përhap bakterie të shumta në gojë, prandaj pastrimi i kujdesshëm i saj është i domosdoshëm, transmeton KP. Problemi më i zakonshëm nga kjo gjë është era e keqe e gojës.

Bakteriet bëjnë përhapjen dhe shumimin e menjëhershëm dhe me vështirësi do të mund të trajtohet ky problem më vonë. Shkaku kryesor i kësaj gjëje janë grimcat e ushqimit të cilat nuk eliminohen plotësisht, kështu që është më mirë të filloni të keni kujdes për gjuhën tuaj menjëherë.

Zakonisht larja e gjuhës preferohet të bëhet në mëngjes dhe në mbrëmje, nëse ndjeni se goja juaj është tharë, tentoni ta lani në mënyrë që të evitoni një gjë të tillë./Mesazhi/