Ju ka ndodhur të ushqeheni në mbrëmje vonë qoftë për shkak të punës apo angazhimeve të tjera, apo të ngriheni gjatë natës dhe të shkoni tek frigoriferi?
Mjekët këshillojnë të mos e bëni më një gjë të tillë!
Kjo për shkak se ushqyerja gjatë orëve të vona pak para se të shtriheni për të fjetur rrit rrezikun për të pësuar atak kardiak.
Mjekët gjithashu paralajmërojnë se nëse shtriheni për të fjetur brenda dy orësh që ju keni ngënë, kjo ndikon negativisht gjithashtu për presionin e gjakut.
Sipas studimeve të bëra nga Universiteti Dokuz Eylul i Turqisë, orari ideal për të konsumuar darkën është konsideruar ora 19:00, pasi i jep kohën e nevojshme trupit tuaj për të pushuar.
Kardiologët në universitetin turk studiuan më shumë se 700 burra dhe gra me tension të lartë ku theksuan ndryshimin e ushqyerjes herët dhe rrezikut që i kanoset shëndetit nga ngrënia gjatë orëve të vona.