Ballina Jeta Shëndetësi RREZIKU NGA MOTI I NXEHTË?

RREZIKU NGA MOTI I NXEHTË?

Shumica e njerëzve gjatë motit të nxehtë ndjehen në gjendje të pakëndshme, mirëpo disa kanë predispozitë për t’u sëmurë më shumë se të tjerët.
Ku përfshihen:
• personat e moshuar mbi 75 vjeç
• foshnjat dhe fëmijët e vegjël
• personat me sëmundje kronike të zemrës ose të frymëmarrjes, sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe diabetit
• personat në mbipeshë
• personat që marrin ilaçe të caktuara
• personat që punojnë punë të rënda fizike në ambiente të hapura, ose në zona të nxehta, me ajrosje të dobët
• personat të cilët nuk janë të aklimatizuar (adaptuar) ndaj nxehtësisë, për shembull vizitorët e ndonjë shtetit tjetër.
Këshillohet:
– TË PIHET SA MË SHUMË UJË I PIJSHËM EDHE NËSE NUK NDIHET ETJE PËR UJË
– NË RAST TË DEHIDRIMIT (humbjes së lëngjeve) TË SHMANGET PIRJA E KAFES DHE QAJIT, SI DHE TË KËRKOHET NDIHMA E MJEKUT!
Përgatiti: Rrahman FERIZI

Exit mobile version