Gjithmonë gjatë periudhës së plazhit janë të shumtë personat që humbasin jetën kur futen në det, për shkak të kontaktit të menjëhershëm me ujin e ftohtë, shkruan atsh.
Mjekët këshillojnë të shmanget kontakti direkt me ujin e ftohtë në ditët e nxehta, në mënyrë që të eliminohet rreziku i atakut kardiak.
Për të evituar të tilla raste, mjekët thonë se duhet shmangur kontakti i menjëhershëm me ujin e ftohtë.
Ka pasur raste me shok anafilaktik, që është një gjendje urgjente. Duhen marrë masa të menjëhershme dhe duhet trajtuar në mënyrë të shpejtë. Shmangia e qëndrimit në diell gjatë orëve të pikut mbetet gjithashtu ndër këshillat kryesore të mjekëve.