Një studim i ri ka zbuluar se rreziku i mpiksjes së gjakut nga vaksinat e koronavirusit është “shumë më i ulët” sesa rreziqet nga infektimi me COVID-19.
Studimi i “British Medical Journal” analizoi të dhënat e më shumë se 30 milionë njerëzve, duke gjetur se rreziku i mpiksjes së gjakut është “shumë më i lartë pas infektimit me SARS-CoV-2, sesa pas vaksinimit në të njëjtën popullatë”.
Më shumë se 29 milionë njerëz në studim kishin marrë dozat e para të vaksinës, 19.6 milionë me AstraZeneca dhe 9.5 milionë me Pfizer, ndërsa u vëzhguan edhe 1.7 milion njerëz që kishin një test pozitiv të COVID.
Shkencëtarët shikuan të dhënat për të bërë vlerësime se sa efekte negative do të ndodhnin në 10 milionë njerëz, për secilën vaksinë dhe më pas për infeksionin COVID.
Me vaksinën Astrazeneca mund të kishte:
107 raste ku mund të shkaktohej gjakderdhje e brendshme
66 raste të mpiksjes së gjakut në venat
Me vaksinën Pfizer mund të kishte:
143 raste të goditjes në tru
Me infeksionin COVID-19 do të kishte:
934 raste me gjakderdhje të brendshme.
12.614 raste të mpiksjes së gjakut
1.699 raste të goditjes në tru. /euronews