Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rreze shprese për Ballist Morinën, ministri kroat i Drejtësisë merr në dorë...

Rreze shprese për Ballist Morinën, ministri kroat i Drejtësisë merr në dorë çështjen

Një tjetër përpjekje për ‘heroin’ Ismail Morina për të cilin ka ende shpresë për të mos u ekstraduar në Serbi.

“BalkanWeb” mëson se ministri kroat i Drejtësisë Drazen Boshnjak ka marrë në dorë dosjen e Ismail Morinës. Është pikërisht Drazen Boshnjak që do vendosë për ekstradimin e tij në Serbi, vendim i gjykatës kroate.

Megjithatë bëhet e ditur se nuk ka afat për firmosjen nga ministri kroat Drazen Boshnjak. Pas shqyrtimit të dosjes nga Boshnjak varet ekstradimi ose jo i Morinës në Serbi, i cili u arrestua në Kroaci në bazë të një urdhër-arresti nga Beogradi për ngritjen e dronit me flamurin “Autokton” në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor të vitit 2014. Vetë Morina ka deklaruar se nuk shkon i gjallë në Serbi.

Exit mobile version