Fillimi i muajit nëntor e ka gjetur bregdetin e Shëngjinit me pushues të shumtë. Vizitorë të ardhur nga Kosova, qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe vendas kanë zgjedhur Shëngjinin këtë fundjave për të pushuar ende në rrezet e ngrohta te diellit, në këto ditë vjeshte.
Frekuentimi i plazhit në muajin tetor apo nëntor rrallë ndodh ne bregdetin e Shëngjinit, por temperaturat pranverore e kanë favorizuar këtë.
Pavarësisht bukurisë natyrore në Shëngjin thonë vizitorët ka nevojë për pastrimin e vijës bregdetare, ndërsa prania e qenve apo e lopëve aty është i papërshtatshëm