Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rreth 8,000 ush’tarë verikoreanë gjenden në kufirin e Ukrainës, thotë SHBA-ja

Rreth 8,000 ush’tarë verikoreanë gjenden në kufirin e Ukrainës, thotë SHBA-ja

Rreth 8,000 ushtarë të Koresë së Veriut janë të vendosur në Rusi në kufirin me Ukrainën, ka thënë Sekretari amerikan, duke paralajmëruar se Moska po përgatitet t’i vendosë ato trupa në luftime “në ditët e ardhshme”.

Antony Blinken ka shtuar se SHBA-ja beson se Koreja e Veriut kishte dërguar 10,000 trupa në Rusi në total, duke i vendosur ato së pari në bazat e trajnimit në lindje përpara se të dërgonte shumicën dërrmuese në rajonin e Kurskut në kufirin me Ukrainën, raportoi Guardian.

Blinken në një konferencë për shtyp ka deklaruar se trupat e Koresë së Veriut ishin trajnuar në “artileri, mjete ajrore pa pilot, operacione bazë të këmbësorisë, duke përfshirë pastrimin e llogoreve, duke treguar se ata synojnë plotësisht t’i përdorin këto forca në operacionet e vijës së parë”.

Vendosja e trupave mund ta zgjerojë luftën më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore në një konflikt shumërajonal, duke i ngritur tensionet edhe në mes të Koresë së Veriut me Korenë e Jugut.

“Një prej arsyeve që Rusia po u kthehet trupave të Koresë së Veriut është se ajo është e dëshpëruar”, ka thënë Blinkeni.

Exit mobile version