Dhjetëra hebrenj fanatikë në shoqëri të policisë hynë në kompleksin Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet lokale theksuan se 67 hebrenj nën mbrojtje të policisë izraelite në Al-Aksa hynë përmes Portës Al-Magaribe.
Grupi në oborrin e Al-Akasë kaloi një kohë, ndërsa më pas u largua nga faltorja e shenjtë.
Hebrenjtë radikalë kohë pas kohe në shoqëri të policisë izraelite futen në oborrin e Al-Aksë, gjë që shpesh sjell tensione dhe përleshje mes palestinezëve dhe forcave të sigurisë.
Nga ana tjetër, Drejtoria e Vakëfëve Islame në Kuds njoftoi se policia izraelite sot në mëngjes ka arrestuar gardianin e kompleksit Hamza al-Nebalia, pa dhënë detaje për arsyet e arrestimit.