Vetëm një pjesë shumë e vogël e pajisjeve elektronike riciklohen
Rreth 5.3 milardë telefona celulare përfundojnë në mbeturina gjatë 2022. Një numër kaq i lartë dhe për me tepër që shumica dërrmuese e tyre nuk riciklohet siç duhet, pavarësisht se në përbërje kanë flori, argjend, bronz etj. Sondazhi është kryer nga organizata no-profit Weee Forum mbi një kampion prej rreth 9000 familjesh ne 6 vende, Portugali, Holandë, Itali, Rumani, Slloveni dhe Mbretëri e Bashkuar.
Nga rezultati del në pah se një familje evropiane mesatare ka në shtëpi rreth 74 produkte elektronike, mes të cilëve telefona, tablet, laptop etj. Nga këta, çdo vit mesatarisht 13 nuk përdoren më, për shkaqe të ndryshme.
Shumica e pajisjeve elektronike përfundojnë të harruar në sirtarë apo të hedhur në mbeturina. Pra një superkonsum mbarëbotëror, dhe një pjesë shumë e vogël e tyre riciklohen në mënyrë korrekte, sepse ende nuk ekziston as infrastruktura e duhur.