Rreth 40 000 gra janë duke shërbyer në forcat e armatosura të Ukrainës, ndërsa Ukraina përballet me sulmet e vazhdueshme nga Rusia.
“Mbi 5000 gra janë në vijën e parë të operacioneve luftarake”, tha gjeneral-lejtnant, Serhiy Naev i Komandës së Lartë të Forcave të Armatosura.
“Ukraina ka 8 000 gra oficere”, shtoi ai.
Të gjitha detyrat ushtarake janë të hapura për gratë dhe në radhët e Forcave të Armatosura ka femra snajperiste dhe komandante të njësive të automjeteve, artilerisë dhe dronëve.
Më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se gratë përbënin 22% të forcave të armatosura të Ukrainës.
Në fillim të pushtimit rus në shkurt, ushtria ukrainase kishte rreth 200 000 anëtarë. /atsh