Rreth 2 milionë shoferë në MB mund të gjobiten rëndë nëse shpërfillin një detaj në patentë-shoferin e tyre

Drejtuesit e automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar janë paralajmëruar për një detaj në patentë shoferi që mund t’i kapë ata në befasi.

Sipas mediave britanike, mund të jetë shumë e lehtë të mendosh se pasi të kesh kaluar testin teorik dhe testin e drejtimit të makinës, nuk duhet të shqetësohesh më për patentën.

Megjithatë, ata që kanë marrë licencën e tyre përpara vitit 2015 duhet t’i kushtojnë vëmendje një paralajmërimi nga autoritetet përkatëse.

Agjencia e Licencimit të Drejtimit dhe Automjeteve ka lëshuar një paralajmërim për të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë kaluar para vitit 2015 që të kontrollojnë një datë të rëndësishme në patentën e tyre.

Dhe kjo është data e skadimit.

Licencat skadojnë pas dhjetë vjetësh, që do të thotë se shumë licenca të para vitit 2015 tashmë nuk kanë afat ose janë gati për tiu skaduar.

Madje, sipas të dhënave, janë rreth 2,000,000 njerëz me një licencë të skaduar për momentin që janë në rrezik për t’u gjobitur.

Kështu, drejtuesit që nuk e rinovojnë patentën e tyre çdo dekadë me një fotografi të përditësuar dhe nuk arrijnë ta kthejnë atë në DVLA, mund të gjobiten deri në 1,000 funte (rreth 1,200 euro), sipas Aktit të Trafikut Rrugor 1988.

Kjo shumë vlerësohet shumë më e lartë se ajo që do të duhej paguar për rinovimin e saj, që thuhet se është rreth 14 funte.