Sulmet ajrore ruse në Siri kanë vrarë rreth 10.000 njerëz duke filluar që prej një vit më parë, tha sot një grup monitorimi, i cili dokumenton dhunën në vendin e shkatërruar nga lufta, pasi Rusia këmbënguli se kishte vënë në shënjestër vetëm “terroristët”.
“Në shifrën e lartpërmendur përfshihen 3 804 civilë, ku në mesin e tyre 906 janë fëmijë”, sipas Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
Përveç kësaj u komunikua se sulmet kanë vrarë 2 746 anëtarë të orgaizates terroriste ISIS dhe nga grupe të tjera rebele.
Materiali vazhdon të djegë për rreth 180 sekonda pasi është goditur objektivi.
Rusia filloi një fushatë bombardimesh në Siri më 30 shtator të vitit 2015, për të ndihmuar aleatin e saj, regjimin e Bashar al-Assad, për të luftuar grupet opozitare qe synojnë rrëzimin e tij. /MESAZHI/