Provincat jugore të Kinës janë goditur nga disa stuhi shiu, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në qytete dhe zona rurale.
Në rajonin autonom Guanzhi, rreth 145.000 njerëz u evakuuan dhe më shumë se 2.700 shtëpi u shembën. 10.000 shtëpi të tjera u dëmtuan në shkallë të ndryshme. Një objekt prej druri u shemb në qarkun Rongshui, duke ua marrë jetën pesë personave.
Shiu i dendur ka përfshirë gjithashtu pjesë të provincës Guizhou që nga e premtja mbrëma, duke shkaktuar përmbytje që kanë zhytur fshatra dhe kanë dëmtuar infrastrukturën.
Ministria e burimeve ujore të Kinës ka paralajmëruar se do të ketë më shumë stuhi shiu në provincat jugore në fillim të javës së ardhshme. /koha