Rrëshqitje dheu në Pakistan, 10 të vdekur

Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën pasi një furgon në lëvizje u përmbys nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Gilgit-Baltistan të Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale furgoni me 15 persona po udhëtonte nga Rawalpindi drejt rajonit Skardu dhe mbeti nën dheun i cili rrëshqiti në një rrugë malore. Si pasojë humbën jetën 10 persona.

Ndërkohë në rajon vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga përmbytjet në rajonet malore dhe të thyera ndodhin shpeshherë pas shirave mosun në Pakistan.