Një rrëshqitje e madhe shkëmbore ka shkaktuar 141 viktima pasi ka goditur 40 shtëpi në jugperëndim të Kinës.
Lajmi bëhet i ditur nga qeveria e kontesë së Maoxian, në provincën Sichuan, duke saktësuar se një shpat mali u shkëput e ra mbi fshatin Xinmo, rreth orës 06.00 me orën lokale. Paraprakisht vlerësohet se sasia e dherave mund të jetë 3 milionë metër kub. Rrëshqitja bllokoi gjithashtu edhe 2 km të një lumi.
Dy persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, si dhe është gjetur trupi i një tjetër personi. Një çift me një foshnjë një muajshe kanë arritur të ikin nga katastrofa. Rreth 300 persona të ekipeve të emergjencës po punojnë me buldozer për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur, por ekziston frika për një tragjedi të rëndë.