Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rrënoja të xhamisë nga dekadat e hershme të Islamit gjenden në Izrael

Rrënoja të xhamisë nga dekadat e hershme të Islamit gjenden në Izrael

Tiberias, Israel. Artist George Rendel. (Photo by Royal Geographical Society via Getty Images)

Arkeologët thonë se themelet e gërmuara në Tiberias janë të një xhamie të ndërtuar rreth vitit 670.

Themelet e gjetura nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit tregojnë për ndërtimin e saj një brez pas vdekjes së profetit Muhamed (a.s) duke e bërë atë një prej ndërtesave më të hershme të adhurimit që është duke u studiuar nga arkeologët.

“Ne dimë për shumë xhami të hershme që u themeluan në fillim të periudhës Islamike,” tha Katia Cytryn Silverman, specialiste e arkeologjisë Islame në Universitetin Hebraik i cili kryeson gërmimet.

Cytryn-Silverman tha se gërmimi i xhamisë në Tiberias siguroi një shans të rrallë për të studiuar arkitekturën e xhamive në fillimet e tyre dhe gjetjet treguan një tolerancë për besimet e tjera nga udhëheqësit e hershëm musliman. Ajo prezantoi këto gjetje në një konferencë virtuale muajin e kaluar.

Përndryshe Tiberias është një zonë e shpopulluar nga  Izraeli në okupimin e vitit 1948 ndaj Palestinës. /Mesazhi.com/

Exit mobile version