Rrëmbehet një 11-vjeçar në Shtime

Një djalë 11-vjeçar me inicialet E.T. është kidnapuar sot në qytetin e Shtimes, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thënë për Insajderin se rasti që dyshohet të jetë kidnapim ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në Shtime.

“Informata qëndron se është kidnapuar një fëmijë 11-vjeçar. Hetimet momentalisht i kemi në vlug dhe më shumë informacione nuk mund të japim”, ka thënë Gashi për Insajderin.

Ndërkaq, kidnapimin e 11-vjeçarit nga Shtimja e ka konfirmuar për Insajderin edhe xhaxhai i viktimës, Xhevdet Tafa, i cili ka thënë se familjarët ende nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij.