Ballina Jeta Shëndetësi “Rregulli 12”: Psikiatri i njohur shpiku një teknikë që e përdor kur...

“Rregulli 12”: Psikiatri i njohur shpiku një teknikë që e përdor kur gjithçka shkon keq në jetën e tij

Një psikiatër i njohur ka ndarë teknikën e tij për të qëndruar i qetë kur gjërat shkojnë keq dhe kjo ju ndihmon të zhvilloni një gjendje mendore më të shëndetshme.

Dr. Daniel Amen, nga SHBA-ja tha se ai e praktikon ‘rregullin e tij të 12’ për t’i përballuar situatat kur ndodhin gjëra të vështira, shkruan DailyMail.

Mjeku thotë se ai qëndron i qetë kur 12 gjëra shkojnë keq [si pershembull në pushime ose në situata tjera] dhe e shpreh zemërimin e tij vetëm pas 13-tës.

“Dua të flas për rregullin e 12, është diçka që ua mësoj të gjithë pacientëve të mi dhe me të vërtetë nderon faktin që gjërat e këqija ndodhin, thjesht duhet të pajtoheni”, tha Dr Amen.

Ai tha se i erdhi ideja gjatë pushimeve dy javore me familjen e tij.

“Unë thosha se 12 gjëra do të shkojnë keq dhe nuk do të zemërohem, dhe nuk do të bërtas ose të sillem keq derisa gjëra e 13-të të shkojë keq”, shpjegoi eksperti.

“Dhe me të vërtetë gjashtë gjëra shkuan keq dhe unë nuk u mërzita fare”.

“Sa më shumë që e vlerësoni faktin se gjërat e vështira ndodhin dhe mund të vazhdoni tutje, aq më i shëndetshëm psikologjikisht jeni”, tha ai.

Shumë ndjekës të ekspertit e vlerësuan këshillën duke thënë se do ta provonin këtë rregull edhe tek vetja e tyre.

Exit mobile version