Rregullat e mirësjelljes dhe zakonet e ngjashme duket se ndryshojnë përgjatë viteve.
Shumica e fëmijëve të sotëm nuk dinë zakone të së kaluarës, siç është kontakti me sy dhe shkrimi i një letre falënderimi me dorë, transmeton Telegrafi.
Ndonëse kjo është duke ndodhur, ekspertët thonë se këto aspekte të mirësjelljes së kaluarës duhet të rikthehen prapë.
Më poshtë i keni disa prej rregullave të mirësjelljes që i përkasin së kaluarës dhe që nuk iu mësohen më fëmijëve.
Të biseduarit në jetë reale e jo përmes teknologjisë
Këto ditë, kur është fjala për fëmijët e mirësjelljen, duket se telefonat e mençur shpeshherë i zëvendësojnë bisedat në jetë reale.
Vite më parë, fëmijët janë mësuar si të flasin, si t’i formulojnë fjalitë e si të diktojnë, por sot mësohen si të ulen dhe ta përdorin teknologjinë për të komunikuar.
Ngritja në këmbë gjatë prezantimeve
Kur njoftoheni me një person të ri, a ngriteni në këmbë për ta përshëndetur?
Në vitet e kaluara, fëmijët janë mësuar se duhet të ngritne në këmbë çdo herë për ta përshëndetur dikë, ndërkaq sot nuk e bëjnë më këtë.
Marrja e lejes para se të bëjnë diçka
Ndonëse fëmijët është dashur të kërkojnë leje nga prindërit para se të merrnin ose bënin diçka, duket se i njëjti rregull nuk aplikohet edhe sot.
Këto ditë, shoqëria jonë na inkurajon t’i lejojmë fëmijët të ndihen të lirë për të bërë çfarëdo që duan. /Telegrafi/