Rrahmani shënon në debutim, Sparta Praga në fazën grupore të Championsit

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani e ka shënuar golin e parë me fanellën e Sparta Pragës. Ai shënoi gol në debutim me fanellën e ekipit çek, që siguroi paraqitjen në grupet e Ligës së Kampionëve. Rrahmani në fushë u inkuadrua në minutën e 70-të, ndërsa shënoi nga afërsia golin e dytë në minutën e 83-të në fitoren 2:0 të Sparta Pragës ndaj Malmos. Edhe ndeshjen e parë, Sparta e kishte fituar javën e kaluar 2:0 ndaj ekipit suedez.

Qazim Laçi kompletoi ndeshjen, ndërsa nga minuta e 88-të në fushë u paraqit edhe sulmuesi tjetër i Kosovës, Ermal Krasniqi. Indrit Tuci mbeti në stol.